Pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se planifikon nisjen e projektit rrugor Prizren-Tetovë që parashihet të kushtoj qindra milionë euro, ka reaguar analisti Rron Gjinovci.
Ai e kundështon këtë projekt, duke thënë se duhet t’i jepet prioritet Arsimit dhe Shëndetësisë. Madje Gjinovci shkon edhe më tutje, duke thënë se Kurti po shkon rrugës së Hashim Thaçit.
Postimi i Rron Gjinovcit:
Rruga Prizren -Tetovë është turbo follk politik. Arsimin s’e ki kërkah, shëndetësinë kërkah, ti po don me nisë rrugë minimum 200 milion Euro pa kurrfarë studimi mbi leverdinë ekonomike (sepse s’ka). Ti je ka shkon rrugës t’Hashimit haver. Ama ty nuk ka me të ec aq gat sa Hashimit, kështu që kujdes.