Befason Oleksandr Usyk

min lexim

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF, Ring Magazine), ka deklaruar se ka ndërmend të tërhiqet nga sporti pasi të zhvillojë edhe tri duele. Ai mbrojti pak kohë më parë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, kur fitoi në Jeddah revanshin ndaj britanikut Anthony Joshua, duke qëndruar i pamposhtur në karrierën e tij.

Usyk, 35 vjeç, duke folur në kanalin e tij në YouTube, u shpreh se në tri duelet e mbetura ai dëshiron të përballet me britanikun Tyson Fury dhe meksikanin Canelo Alvarez. Ai dëshiron t’i mposhtë edhe këta dy rivalë, para se të varë dorezat në gozhdë.

“Mund të kem maksimumi edhe tri  duele të tjera para se të tërhiqem.

Për moshën dhe formën time ky është maksimumi. Dua që në këto tri sfida të përballem me Fury e Canelo. Më pas, një duel të fundit në Ukrainë, para publikut tim për të dhënë lamtumirën nga sporti”, tha Usyk.

“Dua të dueloj me Canelo, pasi ishte ai që donte të luftonte me mua.

Do të ishte një sfidë fantastike vetëm për hir të fitimit të parave. Njerëzit thonë se jam një fanatik. Pse jo?”, tha Usyk. Në lidhje me sfidën ndaj Fury, ai shtoi:

“Më duhet vetëm të mund Fury dhe më pas është koha të tërhiqem për mua. Unifikimi i titujve kampionë është shumë më i rëndësishëm se sa thjesht një duel apo një mbrojtje tjetër e titullit”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do ta shohim këtë vit në ndonjë program televiziv? Përgjigjet Amarda Toska

Story i radhës

Vrau kolegun brenda në Komisariat/ Prokuroria mbyll hetimet për Ludian Zaimin

Të fundit nga