Leonardo Bonucci ka zbuluar së fundmi kundërshtarin më të vështirë në karrierën e tij.
Dhe në krye të listës së tij është një emër surprizë.
Bonucci kishte frikë të luante kundër një ish-sulmuesi të Atalantës.
Pasi luajti kundër legjendave të futbollit si Mesi dhe Ronaldo, ishte sulmuesi aktual i Torinos, Duvan Zapata ai që i krijonte “makthe” ish-qendërmbrojtësit të Juventusit.
Bonuçi tha “Sky Sports Italy”:
“Kam luajtur kundër Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos, Didier Drogba, Fernando Torres dhe shumë të tjerëve. Por unë kisha vërtet frikë nga Duvan Zapata.
Para ndeshjeve kundër Atalantës, nuk mund të flija natën. Forca dhe prania e tij fizike e bënin atë makthin tim”, tregoi Bonucci..
Burimi: botasot.info