Befason me deklaratën Albin Kurti: Më keni bërë kryeministër, më mirë të isha bërë kryeprokuror (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka befasuar me deklaratën e tij, ku thotë se “më keni bërë kryeministër, më mirë të isha bërë kryeprokuror.”

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë një takimi, ndërsa videoja është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Në video, Kurti dëgjohet duke thënë se prokuroria dhe gjyqësia duhet të funksionojnë si duhet.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 gjëra që duhet të mësoni nga njerëzit e pakënaqur nga jeta

Story i radhës

Zelensky: Tavani 60 dollarë për naftën ruse “nuk është një vendim serioz”

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish