Befason lojtari: Të paktën Messi më mësoi emrin

Vut Veghorst mund të shndërrohej fare mirë në heroin e Holandës dhe makthin e Argjentinës, kur me futjen nga stoli shënoi dy herë duke barazuar shifrat dhe duke dërguar në shtesë e më pas në penallti çerekfinalen e Katarit.

Përveç kësaj, sulmuesi u bë protagonist edhe i një prej episodeve më të diskutuar të këtij edicioni, pasi ishte atij të cilit iu drejtua shprehja e famshme e Mesit: “Çfarë shikon budalla?”. Me rikthimin te klubi i tij, Beshiktashi, Veghorst ka folur edhe një herë tjetër për këtë situatë.

“Për mua janë të gjithë njësoj gjatë ndeshjes.

Kam luftuar ashtu si duhej të bëja dhe patëm disa momente me Mesin gjatë lojës, me të cilat ndoshta ka mbetur i habitur.

Gjithsesi e respektoj shumë, është një nga më të mirët e historisë dhe kam dashur t’i flas për t’i treguar të gjithë respektin tim, por pati keqkuptime. Të paktën tani e ka mësuar emrin tim”, tha nga Turqia 30-vjeçari holandez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 llojet e çlodhjes që ju duhen për t’u ndjerë sërish në formë

Story i radhës

Mickovski po kërkon 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme që të de-faktorizojë paritë shqiptare!

Të fundit nga