Befason këshilltari i Zelenskyt: Rusia do ta pushtojē këtë shtet!

min lexim

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia kërkon të destabilizojë rajonin separatist të Transnistrisë dhe nëse Ukraina bie, trupat e Kremlinit do të arrijnë në kryeqytetin e Moldavisë, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Mykhailo Podolyak shkroi: “Rusia dëshiron të destabilizojë rajonin e Transnistrias dhe lë të kuptohet se Moldavia duhet ta presë për ‘mysafirë'”.

“Lajm i keq: Nëse Ukraina bie nesër, trupat ruse do të jenë në portat e Kishinaut”.

“Lajm i mirë: Ukraina patjetër do të sigurojë sigurinë strategjike të rajonit. Por ne duhet të punojmë si një ekip.”

Më herët sot, dy shpërthime dëmtuan antenat e radios që transmetonin radio ruse nga një fshat në rajonin e shkëputur.

Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm për përgjegjësinë apo raportime për të lënduar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet artisti me të cilin po sjellë projekt Tayna

Story i radhës

Kina rrit kapacitetet për të shënjestruar ujgurët jashtë vendit

Të fundit nga