Befason ish-portieri i United, i rikthehet futbollit në moshën 45 vjeçare

January 3, 2023
1 minut lexim

Ish-portieri i Manchester United dhe Irlandës së Veriut, Roy Carroll, bëri një rikthim të papritur në futboll, pasi rinisi karrierën e tij te klubi i tij i fëmijërisë, Ballinamallard United.

Fatkeqësisht për Carrollin, aventura e tij te Ballinamallard nuk shkoi sipas planit, pasi 45-vjeçari u detyrua të largohej i lënduar pas 36 minutash lojë, përpara se skuadra e tij të humbiste 4:0 ndaj Annagh United në Kampionatin e Ligës së Futbollit të Irlandës së Veriut (NIFL).

Carroll, i cili luajti për Manchester United, Wigan dhe West Ham mes shumë klubeve të tjera, u rikthye nga pensionimi për Ballinamallard, në një rast urgjent pasi klubi u godit nga lëndimet.

Trajneri i portierëve i veshi dorezat në një paraqitje që erdhi pothuajse 30 vjet pasi ai bëri debutimin e tij për Ballinamallard United.

Caroll bëri 45 paraqitje për Kombëtaren e Irlandës së Veriut dhe ka luajtur në të gjitha pjesët e botës duke përfshirë në atdheun e tij, Anglinë, Skocinë, Francën dhe madje edhe Greqinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liverpooli finalizon transferimin e Cody Gakpos nga PSV

Story i radhës

Kujdes/ Dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës në disa akse rrugore

Të fundit nga

Pamje nga festa e ditëlindjes së Kaderit

Modelja e njohur kosovare Kader Kicaj ditën e sotme festoi ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 27 vjet jetë,. Përveç urimeve të shumta që ka pranuar nga ndjekësit nuk kishte si të mungonte

Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare

Gjysëmfinalja e Carabao Cup, Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare!  Tottenham dhe Liverpul do të luajnë sonte përballë njëra tjetrës në gjysëmfinalen e Carabao Cup. Ndeshja zhvillohet në ”Tottenham Hotspur Stadium”, më fillim
ShkoLartë