befason historiani zviceran lvv pdk ldk duhet qe ta formojne qeverine e re 67d9074157780

Befason historiani zviceran: LVV-PDK-LDK duhet që ta formojnë qeverinë e re

March 18, 2025
1 minut lexim

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt ka thënë se Kosova tani ballafaqohet me një sfidë të re atë të krijimit të Qeverisë në rrethana shumë të vështira politike.

Kjo sipas tij, jo për shkak të situatës së brendshme në Kosovë, por për atë ndërkombëtare.

Schmitt ka thënë se është koha që partitë politike LVV-PDK-LDK të pajtohen për një formimin e qeverisë duke u bazuar në këtë situatë ndërkombëtare që ai e ka konsideruar të rrezikshme.

“Unë mendoj që Kosova tani ballafaqohet me një sfidë të re dmth formimin e një qeverie të re nën rrethanat politike shumë të vështira. Kjo jo për situatën e brendshme, por për situatën ndërkombëtare. Unë mendoj që ka ardhur koha që të gjitha partitë, pra unë kam përmendur që të gjitha kanë dhënë kontributin e tyre për çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe tani të pajtohen për një çështje kryesore… ”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata”.

Tutje ai tha se të gjitha partitë kanë kontributin e tyre dhe për këtë duhet që të jenë krenare.

“Qeveri stabile po. Tash është momenti ndoshta i një lloj pajtimi… Ne kemi parti të cilat kanë bërë një kontribut dmth LDK me rezistencën paqësore me Rugovën, UÇK me luftën çlirimtare dhe LVV ka luajtur një rol kyç për rigjenerimin e demokracisë.  Unë mendoj që të tria partitë mund të jenë krenare për kontributin e tyre, por që nuk ishte i vetmi dhe sot shumë vende evropiane janë përballë një situate shumë të rrezikshme dhe kanë nevoje për një lloj pajtimi…”, ka deklaruar ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjykata e pranon propozimin e prokurorise 48 ore paraburgim per bekteshin 67d8bffc5b37b
Story i mëparshëm

Gjykata e pranon propozimin e Prokurorisë, 48 orë paraburgim për Bekteshin

egli thumba gjestit per ish in une nuk flas ne kamera me te e ti them me fal 67d91029040dc
Story i radhës

Egli ‘thumba’ Gjestit për ish-in: Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal

Të fundit nga

Pa Qamilin

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, pas stërvitjes së parë u përball me probleme të paplanifikuara për shkak të lëndimeve të dy lojtarëve.  Të dyja nga linja sulmuese, e cila do
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë