befason haradinaj ldk rritet duke bashkepunuar me levizjen vetevendosje 6806bb1cee0f8

Befason Haradinaj: LDK rritet duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje

April 21, 2025
1 minut lexim

Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se LDK-ja duhet të jetë më bashkëpunuese për të zhbllokuar situatën aktuale politike në vend.

Ajo më tej u shpreh se LDK-ja mund të rritet duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë e shoh VV-në që është në fushatë parazgjedhore për të fituar 500 mijë vota, madje edhe me sulmet që po i bëjnë edhe ndaj akterëve të tjerë jo politikë, e shoh që është rifilluar një fushatë tjetër parazgjedhore. Madje zgjedhjet janë edhe opsioni ndër më të vetmit që po shihet në horizont.

Imagjinoni se sa të papërgjegjshëm janë kjo klasë politike që kërcënojnë politike se kjo situatë mund të zgjasë deri në dy vjet. Unë shoh vetëm partitë e vogla që janë të hapura për kompromis. Partitë e madhe për fat të keq janë në një amulli totale, janë në një kontravers të vetvetes sepse nuk e kuptojmë se çka dëshirojnë të arrijnë”.

“Nuk e kuptoj. LDK-ja një gjë e di që nuk do të rritet me këtë frymë përjashtuese, nuk do të rritet në opozitë veç nëse ka vullnet dhe durim dhe të presë 10 vjet që të dyfishohet. Nuk e shoh që LDK-ja të marr vota nga partitë e tjera përpos nga VV-ja dhe e vetmja mënyrë të marr vota është që të pranojë një bashkëpunim me Vetëvendosjen. Vota përcaktuese për rritjen e LDK-së apo për VV-në është vota e LDK-së. E kemi parë që është zvogëluar Kurti në këto zgjedhje sepse nuk ishte Vjosa Osmani me të. Është rritur Abdixhiku që ajo votë pak a shumë me ndarjen politike të Osmanit nga VV ka kaluar në LDK”, tha Haradinaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

atentati ne lunder gazetarja agresoret te pozicionuar mes ferrash jane hedhur plumba pafund 6806b19604d63
Story i mëparshëm

Atentati në Lundër/ Gazetarja: Agresorët të pozicionuar mes ferrash, janë hedhur plumba pafund

barcelona ka interesim serioz per transferimin e top sulmuesit italian 6806bedae603a
Story i radhës

Barcelona ka interesim serioz për transferimin e top sulmuesit italian

Të fundit nga

ShkoLartë