befason haki abazi tre kater deputete lirshem mund te levizin nga lvv ja 67ed7657a00dc

Befason Haki Abazi: Tre-katër deputetë lirshëm mund të lëvizin nga LVV-ja

April 2, 2025
1 minut lexim

Ish-kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haki Abazi, ka thënë se nuk duhet abstrahuar idenë që ndonjë deputet nga Vetëvendosja mund të lëvizë.

Abazi tha se me siguri që po punohet në të gjitha drejtimet dhe sipas tij, VV-ja sot ka probleme të brendshme, pasi tha se janë favorizuar në garën për deputetë njerëzit që nuk kanë zë politik.

“Edhe sot kanë probleme të brendshme. Nuk zgjidhet Adnan Rrustemi, që ka qenë ndër deputetët më aktivë të VV-së, e zgjidhet Edona Llalloshi. A e kuptoni sa është e përplasshme situata përbrenda, pra janë favorizuar njerëzit që nuk kanë zë politik brenda”.

“Nga lista që njoh unë aty, ka shumë njerëz të pakënaqur, ani pse e kanë fituar mandatin e deputetit. Gjëja më e lehtë është që të ketë lëvizje të deputetëve të Vetëvendosjes sepse ata janë njerëz që nuk kanë lidhje me asnjë gjë që ka të bëjë me përcaktimin politik të Kurtit”, tha Abazi në “DPT te Fidani”.

Ai u shpreh se tre deri në katër deputetë “lirshëm” mund të lëvizin nga partia e Kurtit, edhe në qoftë se ky i fundit e formon i vetëm qeverinë.

“Nuk mund të them që ka proces të negocimit, por nuk është i pamundur skenari që njerëzit nga VV-ja lëvizin, duke e pasur parasysh katërvjeçarin”.

“Tre-katër deputetë lirshëm mund të lëvizin. Jam i bindur se edhe po ta krijonte një qeveri Kurti vet, prapë rreziku i lëvizjes së tyre është permanent, pasi struktura e VV-së është tek një njeri i vetëm”, tha Abazi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ibsen elezi bashkojme votat me pd por pa berishen 67ed6cf7bd160
Story i mëparshëm

Ibsen Elezi: Bashkojmë votat me PD, por pa Berishën

boksieri shqiptar gati per sfiden e radhes 67ed7a1781e8e
Story i radhës

Boksieri shqiptar gati për sfidën e radhës

Të fundit nga

​Bie borë në Kosovë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, aktualisht po bie borë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë