Befasi e madhe në Kupën e Mbretit, Bilbao rrëzon Realin

Befasi e madhe në Kupën e Mbretit, Real Madridi eliminohet. Athletic Bilbao ka shënuat fitore në frymën e fundit me rezultat 1:0 ndaj Real Madridit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. 

Në minutën e 89-të, futbollisti Alex Berenguer ka shënuar pas asistimit të Mikel Vesga.  

Dhimbje koke për trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, mbetet jashtë garës së Kupës, ndërsa Bilbao në festë të madhe. 

Skuadra baske tani ka rast shumë të mirë që të arrijë edhe në finalen e madhe. 

Rayo Vallecano, Valencia, Betis dhe Bilbao, janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Pas Atletico Madridit dhe Barcelonës, edhe Reali i thotë lamtumirë Kupës së Mbretit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Majk shpërfill marrjen e tretë të dozës së vaksinës, publikon refuzimin satirik që ia dërgoi me mesazh MSh-së

Story i radhës

Thaçi: Nëse konfirmohet se ndonjë deputet/e ka mashtruar për shpenzimet e udhëtimit, të dorëhiqet

Të fundit nga