Bedri Hamza flet për familjen: I dua shumë dhe jam shumë mirënjohës për ta

December 29, 2024
1 minut lexim

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ishte i ftuar në emisionin SOL, ku ndau momente nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Gjatë emisionit, atij iu lexua një letër nga bashkëshortja dhe fëmijët, e cila shprehte mbështetjen dhe krenarinë e tyre për rrugëtimin e tij politik dhe jetën familjare.

Në letër, familja theksoi përkushtimin e Hamzës si baba, bashkëshort dhe politikan.

“Gjatë gjithë jetës tënde na ke mësuar se lidershipi nuk është vetëm një rol apo titull, por një përgjegjësi dhe mision. Jemi krenarë me ty, jo vetëm si bashkëshort dhe baba, por edhe si një lider që ka vënë vlera dhe integritet mbi gjithçka tjetër”, thuhej në mesazhin e familjes së Hamzës.

Bedri Hamza e falënderoi familjen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe shprehu mirënjohjen për sakrificat që ata kanë bërë gjatë angazhimit të tij në jetën publike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Akti Normativ i qeverisë/ Tedi Blushi: Duan të vjedhin fondet e mjekëve, të sëmurëve me kancer dhe fermerëve

Story i radhës

Ibrahimi: Kryetari i partisë Non Grata nuk mund të shpëtojë nga pyetje: ku e ka fshehur Artan Grubin

Të fundit nga

ShkoLartë