bebe rexha shperblehet nga spotify per arritjen e nje miliard degjimeve me me myself i 621db909a95ad

Bebe Rexha shpërblehet nga Spotify për arritjen e një miliard dëgjimeve me “Me, Myself & I”

March 1, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po arrin suksese të mëdha në muzikë.

Ajo tashmë ka grumbulluar miliona e miliarda dëgjime në platformat e ndryshme në bazë të krijimtarive muzikore që ka realizuar.

Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.

Image

Bebe Rexha (Foto: Screenshot/Instagram)

Në postimet e radhës që ka shpërndarë në InstaStory, ajo tregon se është shpërblyer nga Spotify pasi ka arritur një miliard dëgjime.

Në letrën që mori nga platforma e famshme shkruhet ‘urime që ke arritur një miliard dëgjime’.

Image

Bebe Rexha (Foto: Screenshot/Instagram)

“Shpresojmë që të merrni një moment për të reflektuar mbi gjithçka që ju desh për të arritur një moment historik kaq të jashtëzakonshëm. Kjo pllakë qëndron si testament për gjithë punën tuaj të palodhur”, thuhet më tej.

Image

Bebe Rexha (Foto: Screenshot/Instagram)

Biondja dukej se ishte tejet e lumtur për arritjen, ndërkohë që mbante pllakën dhe kërcente bashkë me të.

Krahas shënimeve të njëpasnjëshme në karrierë, ajo po shijon prej dy vitesh një lidhje dashurie me Keyan Safyari.

Image

Bebe Rexha (Foto: Screenshot/Instagram)

Të njëjtit po kalojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi u fotografuan në makinë në disa momente intime. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rusia pezullohet nga te gjitha garat e fifa s dhe uefa s 621db90697ef4
Story i mëparshëm

Rusia pezullohet nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s

be ja do te dergoje 70 avione luftarake ne ukraine 621db90c8defe
Story i radhës

BE-ja do të dërgojë 70 avionë luftarakë në Ukrainë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë