bebe rexha shfaqet ne koncert me bikodina ne koke per te promovuar albumin e ri dirty blonde 6a34d9ffd7ffe

Bebe Rexha shfaqet në koncert me bikodina në kokë, për të promovuar albumin e ri “Dirty Blonde”

June 19, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj më të fundit gjatë një performance në New York.

Artistja u shfaq me bikodina në flokë, një pamje që fansat e njohën menjëherë nga videoklipi i këngës së saj më të re, “Çike Çike”.

Bëhet fjalë për një zgjedhje të qëllimshme nga ana e Rexhës, e cila po vazhdon promovimin e albumit të saj më të ri, “Dirty Blonde”, të publikuar vetëm pak ditë më parë. Në videoklipin e “Çike Çike”, këngëtarja shfaqet me të njëjtin stil flokësh, duke e kthyer këtë look në një nga elementet dalluese të projektit.

Image

Bebe Rexha

Pamjet nga performanca janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar pozitivisht paraqitjen e saj dhe mënyrën kreative se si po promovon materialin e ri muzikor.

“Dirty Blonde” është albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe njëherësh i pari që ajo publikon si artiste e pavarur, pas ndarjes nga ish-shtëpia e saj diskografike vitin e kaluar.

Image

Bebe Rexha

Albumi tashmë ka nisur të korrë sukses në platformat muzikore, me këngë si “New Religion” në bashkëpunim me Faithless dhe “Sad Girls” me David Guettan, që po tërheqin vëmendje të madhe nga publiku në mbarë botën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

andy burnham fiton zgjedhjet e pjesshme rriten presionet ndaj keir starmer ne partine laburiste 6a34d933ab503
Lajmi i mëparshëm

Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

anulohen bisedimet shba iran jd vance nuk udheton ne zvicer 6a34efe76f0a5
Lajmi i radhës

Anulohen bisedimet SHBA-Iran, JD Vance nuk udhëton në Zvicër

Të fundit nga

ShkoLartë