Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë e përfolur në media muajve të fundit.
Fillimisht ajo u sulmua nga një fans në një prej koncerteve të saj, gjersa vetëm pak kohë pas kësaj ndodhie, ajo u la nga ish-i dashuri i saj, Keyan Safyari.
Ai i dha fund lidhjes me këngëtaren shqiptare përmes një mesazhi në Instagram, ku i shkruante se një ndër arsyet e ndarjes ishte shtimi i saj i madh në peshë.
Bebe Rexha është kritikuar shpesh për kilogramët e tepërt dhe së fundmi e ka adresuar këtë çështje në një prej koncerteve të saj.
“Interneti më quan mua të shëndoshë. Një grua shtoi peshë, gjëra që ndodhin. Dhe shkruajta një gjë të vogël në listën e gjërave të ditës: Urrejtësit mund të puthin të pasmet e mia”, iu tha Rexha fansave të saj në koncert.
Në atë moment, duartrokitjet e shumta nuk munguan në mbështetje të interpretueses së hitit “I’m Good (Blue)”.
Bebe Rexha përndryshe e ka bërë të ditur se një nga arsyet se pse ka shtuar shumë në peshë janë efektet anësore të terapisë që merr për shkak të sindromeve të vezoreve policistike – çrregullim me të cilin është diagnostikuar viteve të fundit.