Bebe Rexha flet për nominimin në ‘Grammy 2023’

December 3, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, muajin e kaluar është nominuar për të tretën herë në karrierën e saj për çmimin e madh ‘Grammy’.

Ajo ndodhet e nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Për po të njëjtin çmim lufton edhe diva e muzikës botërore, Beyonce, me këngën e saj “Break my soul” nga albumi i saj i fundit “Renaissance”.

E pyetur në një intervistë të fundit për Radio Kiss Fm, artistja me origjinë shqiptare tha se nuk beson q mund ta fitoj çmimin në fjalë, kur e di që në të njëjtën kategori ndodhet e nominuar edhe Beyonce.

“Jemi nominuar në të njëjtën kategori me Beyonce, kështu që definitivisht nuk do të fitojmë, por gjithsesi është mahnitëse të jesh e nominuar”, tha 33-vjeçarja.

Ajo tha se pavarësisht se ka qenë e nominuar edhe më parë [dy herë në vitin 2019], prapëseprapë nuk i mbajti emocionet dhe ‘shpërtheu’ në lot.

“Unë isha duke qarë, isha shumë e emocionuar, unë kam qenë e nominuar edhe më parë por kjo ishte e papritur, sepse ne e bëmë këtë këngë dhe thjeshtë e lëshuam dhe vet historia e këngës është një çmenduri, pasi kur e kompozova këtë këngë pesë vite më parë nuk e mendoja se do të nominohej për ‘Grammy’”, ka thënë Bebe Rexha referuar suksesit të bashkëpunimit të saj me Guettan.

Kujtojmë që ajo është e vetmja artiste me origjinë shqiptare e nominuar në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards 2023”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trupat ruse protestojnë dhe largohen nga një bazë ushtarake

Story i radhës

KH “Çair” kërkon fitore ndaj izraeliteve të Makabi Ramat Gan

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të

Vullneti e Lela ngacmojnë Leon

Në shtëpinë më të famshme në vend, target për ngacmim u bë sot Leo. Ishin Lela dhe Vullneti të cilët përmendin dhe ngucnin atë gjatë një diskutimi mes tyre. E gjitha u

Përurohet biblioteka e re në Komunën e Shtimes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, morën pjesë në përurimin e Bibliotekës së re
ShkoLartë