bebe rexha fiton nje cmim ne iheartradio music awards 2023 642296c0b1e87

Bebe Rexha fiton një çmim në “iHeartRadio Music Awards 2023”

March 28, 2023
1 minut lexim

Është rikthyer mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2023”.

Ceremonia prestigjioze u zhvillua të hënën (27 mars) në ‘The Dolby Theatre’ në Los Angeles.

Edhe këtë vit janë shpërblyer artistët dhe këngët më të dëgjuara në stacionet iHeartRadio dhe po ashtu aplikacionin e ngjashëm.

Në ngjarjen vjetore nuk munguan momentet e bukura e po aq emocionuese si dhe performancat live nga artistët më të mëdhenj të skenës.

Të nominuara sivjet kanë qenë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua ka qenë e nominuar gjithsej në shtatë kategori, por nuk ka arritur të shpërblehet me ndonjë çmim.

Artistja me origjinë nga Dibra në anën tjetër u përfshi në dy kategori dhe fitoi ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ për “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Biondja ka reaguar menjëherë në rrjete sociale duke ua bërë me dije ndjekësve se ka fituar një çmim.

“Faleminderit iHeartRadio. Ne kemi fituar Dance Song of the Year”, shtoi ajo

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

partneri juaj mendon se ka gjithmone te drejte shkenca ka nje shpjegim per kete 642294ea83ae0
Story i mëparshëm

Partneri juaj mendon se ka gjithmonë të drejtë? Shkenca ka një shpjegim për këtë

kosova eshte gati per fitoren e pare ne rrugen drejt kampionatit evropian 64229e0969c5b
Story i radhës

Kosova është gati për fitoren e parë në rrugën drejt Kampionatit Evropian

Të fundit nga

ShkoLartë