Bebe Rexha feston sot ditëlindjen

min lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po feston ditëlindjen e saj të 33-të.

Këngëtarja, mori dhurata të shumta nga familjarët, miqtë e kolegët.

Por mesa duket një prej dhuratave më të bukura, artistja e pranoi nga fansat e saj.

Kjo pasi ajo publikoi në rrjetin social ‘Twitter’ një pamje të statistikave që ka shënuar në ‘Spotify’ kënga e saj më e fundit në bashkëpunim me David Guettan.

“I’m good (Blue)” nga David Guetta dhe Bebe Rexha ka shënuar plot 23 milionë dëgjime në vetëm tri ditë pas publikimit, nga gjithsej 10 milionë njerëz anë e mbanë globit që e kanë dëgjuar atë.

“Dhurata më e mirë e ditëlindjes”, shkroi këngëtarja tashmë 33-vjeçare në mbishkrimin e fotografisë.

Artistja e lindur me emrin origjinal Bleta Rexha vaazhdon t’i bëjë krenarë shqiptarët anë e kënd botës me sukseset e saj, duke theksuar gjithmonë me krenari origjinën prej nga vjen.

Dyshja David dhe Rexha bashkëpunuan për këngën “I’m good (Blue)” pasi fillimisht ata hodhën një demo të vjetër të saj në TikTok, e cila u bë virale dhe u kërkua menjëherë nga fansat publikimi i saj i plotë.

Kënga është një ripërpunim i këngës së famshme të viteve ’90, “Da Da Blue” të grupit të njohur italian, Eiffel 65.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve

Story i radhës

Ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar, pësoi atak kardiak

Të fundit nga