Bebe Rexha duket e mrekullueshme në fustanin e zi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin megaloman të këngës së saj më të fundit, “I’m good (Blue)”.

Bashkëpunimi me David Guettan e ka rikthyer artisten në majë të top listave britanike dhe amerikane, gjersa është nominuar edhe për çmimin “Grammy”, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Javë më parë, 33-vjeçarja performoi edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards 2022.

Në dy fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Rexha mund të shihet e veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, me një shtresë të madhe me pupla te pjesa e kraharorit.

ImageNë mbishkrimin e imazheve, interpretuesja e hitit “I’m a mess” u shpreh se ky fustan ishte i mrekullueshëm, por që nuk u bë kurrë për një tapet të kuq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet data kur nisën sulmet kibernetike nga Irani në Shqipëri

Story i radhës

Osmani në Bukuresht: Integrimi euroatlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të sigurojë stabilitet afatgjatë në rajon

Të fundit nga