Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ditën e djeshme (e premte) ka publikuar këngën e re.
“Më ndikon” titullohet projekti, të cilin e ka finalizuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Kënga, që e përcolli me plot emocion e ndjeshmëri, është lansuar tashmë në të gjitha platformat digjitale.
Artistja tani ka shpërndarë disa fotografi nga prapaskenat e klipit, që e realizoi në Deçan.
E njëjta në një postim të ri ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, përfshirë këtu edhe vëllanë e saj, Alban Ramosajn, pasi shkroi tekstin, kompozoi dhe bëri gjithë realizimin.
Beatrix falënderoi edhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, për mikëpritjen e ngrohtë.
“Është nder dhe kënaqësi e madhe për mua të xhiroj në vendin më të bukur dhe të dashur për mua, Deçan. Vendlindjen e nënës tonë, aty ku gëzojmë kujtimet më të bukura si fëmijë”, përfundon 28-vjeçarja.