BE: Situata në veri e brishtë, Kosova dhe Serbia t`i kthehen dialogut

January 3, 2023
1 minut lexim

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali ka thënë se Kosova dhe Serbia pas qetësimit të situatës në veri duhet t’i rikthehen dialogut.

Ajo tha se situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë dhe për këtë dy vendet duhet të nisin implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut si e vetmja mënyrë për të ruajtur qetësinë dhe paqen në rajon.

“Ne kemi mirëpritur qetësimin e tensioneve dhe largimin e barrikadave në veri të Kosovës. BE-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e kësaj, në koordinim me SHBA-në dhe KFOR-in. Situatat vazhdon të mbetet e brishtë dhe presim nga të gjitha palët që të frenohen e ta ruajnë qetësinë.

T’i evitojnë veprimet që kanë potencial për të kthyer përshkallëzimin apo dhunën. EULEX-i vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është të bëhet progres i vërtetë dhe i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e bazuar në propozimin e BE. Kjo kërkon edhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve ekzistuese të arritura nga dialogu që të bëhen pa vonesa, duke filluar me rikthimin e serbëve të Kosovës nëpër institucione dhe fillimin e diskutimit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. BE do të punojë me të dyja palët për këto çështje”, ka thënë Massrali.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk do ta besoni/ Disa metoda shtëpiake për t’i rritur flokët shumë shpejt

Story i radhës

Gjermania refuzon negociatat për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë