BE: Situata e fatkeqësive klimatike në Evropë në gjendje alarmante

August 4, 2023
1 minut lexim

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) përgjegjës për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç tha se shumë vende në Evropë janë në gjendje alarmi si pasojë e përmbytjeve dhe temperaturave të larta.

“Situata e fatkeqësive klimatike në Evropë është alarmante”, tha Lenarçiç në një deklaratë në platformën e mediave sociale X (Twitter).

Ai tha se Serbia është në gjendje alarmi të kuq si për shkak të temperaturave të larta ashtu edhe për shkak të reshjeve. Lenarçiç tha se alarmi për përmbytje është lëshuar edhe në Suedi, Norvegji, Austri, Hungari, Kroaci dhe Slloveni.

Lenarçiç potencoi se rrezik nga zjarri në pyje ka në Bullgari, Greqi, administratën greke qipriote, Spanjë, Itali, Francë, Portugali, Kroaci dhe Turqi.

“BE-ja po monitoron nga afër situatën dhe është gati të ndihmojë”, tha ai.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U përfol se ishte e shtruar në spital, reagon Fjolla Morina, ja si është gjendja shëndetësore e këngëtares

Story i radhës

Gjermani, një xhami ka marrë një letër kërcënuese

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë