BE siguron kapacitetin e prodhimit të vaksinës për të ardhmen

Bashkimi Evropian (BE) ka rezervuar një kapacitet vjetor të prodhimit të vaksinave prej 325 milion dozave për t’u përgatitur për pandemitë që mund të shfaqen në të ardhmen, transmeton Anadolu.

Komisioni Evropian njoftoi se janë nënshkruar marrëveshje me kompani të ndryshme të vaksinave për të mbajtur kapacitetin e prodhimit të vaksinave.

Në deklaratë bëhet e ditur se me kompanitë është krijuar një rrjet i cili mund të prodhojë vaksinat që do të nevojiten në situata urgjente dhe se në këtë rrjet janë përfshirë Pfizer, Bilthoven Biologicals dhe Laboratorios Hipra, prodhuesit e vaksinave mRNA, vektoriale dhe proteinike.

Po ashtu në deklaratë tërhiqet vëmendja se këto kompani kanë përgjegjësinë të mbrojnë objektet, personelin dhe zinxhirët furnizues për prodhimin e 325 milion dozave të vaksinave në vit brenda BE-së.

Kompanitë me kërkesë të Komisionit Evropian do të fillojnë prodhimin e vaksinave në mënyrë të shpejtë, njoftohet në deklaratën në të cilën vihet theksi se BE do të sigurojë financim 160 milion euro në vit për këto prodhues.

Në deklaratë bëhet e ditur se dozat e rezervuara do të prodhohen në Belgjikë, Irlandë, Holandë dhe Spanjë.





Story i mëparshëm

A do të ketë çmime tronditëse? Sot shfuqizohen marzha e bukës, qumështit dhe vezëve

Story i radhës

Arsyet pse nuk duhet të flini pa rroba, edhe nëse është shumë nxehtë

Të fundit nga