be rikonfirmon mbeshtetjen per anetaresimin e shqiperise kallas vendi po ben hapa domethenes ne reforma 67fd22ca40a6e

BE rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë, Kallas: Vendi po bën hapa domethënës në reforma

April 14, 2025
1 minut lexim

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke vlerësuar përparimin e bërë nga vendi në kuadër të reformave integruese.

Në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, kryediplomatja estoneze Kaja Kallas, e cila aktualisht kryeson Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e kontinentit evropian.

“Kam takuar kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor. Edhe në takimin e ministrave të Jashtëm ne e bëmë të qartë se stabiliteti në këtë rajon është thelbësor. Nëse shikoni hartën, këto vende janë gjeografikisht në Evropë. Ato duhet të jenë pjesë e familjes sonë evropiane, ndaj procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm për këtë”, u shpreh Kallas.

Duke përmendur konkretisht Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas tha se këto dy vende po ecin përpara me hapa të rëndësishëm dhe reforma domethënëse, të cilat i kualifikojnë si histori të mundshme suksesi në rrugën drejt BE-së.

“Jam e bindur se këto dy vende do të jenë histori suksesi në këtë proces. Ne duhet të ecim më shpejt drejt anëtarësimit të tyre në BE”, theksoi Kallas.

Ajo gjithashtu foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe është çelës për stabilitetin dhe integrimin rajonal. Sipas saj, disa ministra të BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të zyrtarëve serbë në paradën e 9 Majit në Moskë, duke e cilësuar atë si një hap kundërproduktiv në raport me përpjekjet për dialog dhe afrimin me BE-në.

Takimi i ministrave të jashtëm erdhi në një moment kyç për zgjerimin e BE-së, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe përshpejtimin e proceseve integruese për vendet që kanë treguar angazhim të qëndrueshëm në zbatimin e reformave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

eksperte nga anglia dhe mjeket tane po pergatisin protokoll per ashpersine e pasqyres klinike te pacienteve nga tragjedia ne kocan 67fd1d6e14411
Story i mëparshëm

Ekspertë nga Anglia dhe mjekët tanë po përgatisin protokoll për ashpërsinë e pasqyrës klinike të pacientëve nga tragjedia në Koçan

hamza viziton thacin e veselin ne hage kosova po i numeron javet dhe ditet e rikthimit te tyre 67fd2c2aafaf7
Story i radhës

Hamza viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Kosova po i numëron javët dhe ditët e rikthimit të tyre

Të fundit nga

ShkoLartë