Teuta Arifi mësohet se është refuzuar nga Brukseli për postin e ambasadores në këtë vend.
Pavarësisht se nuk ka sqarime të hollësishme përflitet se Hungaria një nga shtetet anëtarë të BE-së ka dhënë qëndrim mospajtues ndaj këtij emri.
Dyshime të njëjta janë dhënë edhe për drejton aktual të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Viktor Dimovski. Për të dy këta emra të propozuar nga Qeveria nuk është dërguar zyrtarisht ende kërkesa për marrjen e agremanëve në shtetet përkatëse.
Ministria e Punëve të Jashtme i demanton spekulimet që u shfaqën në media të caktuara se nuk është pranuar kërkesa për agreman për Ambasador të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel, për faktin se nuk është dërguar asnjë propozim për marrjen e agremanit
në Bashkimin Evropian, për shkak se akoma nuk ka propozim të dakorduar të shtetit për Ambasador.