be pret rritje te numrit te refugjateve ne te ardhmen 63a95e4c53a6b

BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen

December 26, 2022
1 minut lexim

Autoritetet e BE presin rritje të numrit të refugjatëve në Bashkimin Europian, pa llogaritur këtu njerëzit që janë larguar nga lufta në Ukrainë.

“Është shumë e qartë, që në një kohë të afërt shifrat e kërkesave për azil do të rriten”, ka bërë prognozën drejtoresha e Zyrës së BE për Azilin, EUAA, Nina Gregori. Mungesa e stabilitetit dhe kërcënimi i sigurisë njerëzore janë tipare të botës së sotme. “Për fat të keq nuk janë provizore”, ka thënë Gregori për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Zhvillimet gjeopolitike në vitet 2021 dhe 2022 kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në nevojën për mbrojtje dhe kanë çuar në fluks drejt BE.

Nga janari deri në tetor të këtij viti në BE janë regjistruar 790.000 kërkesa për azil, ka raportuar Gregori. Kjo shënon një rritje me 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumica e kërkesave për azil vijnë nga Siria, Afganistani Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëvedhe Turqia.

Tek shifrat e reja nuk janë regjistruar refugjatët e luftës nga Ukraina. Ata kanë mundësi, pa ndonjë procedurë të komplikuar azili që të marrin mbrojtje të përkohshme në BE. Sipas Gregori janë regjistruar 4,7 milionë ukrainas. Aktivizimi i rregullores për mbrojtje të përkohshme pengoi kolapsin e sistemeve të azilit të vendeve anëtare, sipas drejtoreshës së EUAA. Regjistrimet në shifra milionëshe do të kishin “rritur shumë presionin” në sistemet e azilit të BE.

Gregori ka kërkuar progres në reformën e azilit dhe migracionit në BE. Ajo ka përshëndetur një deklaratë në nivel të BE, që para zgjedhjeve të vitit 2024 të gjenden zgjidhje strukturore. “Ecja përpara me këto tema do të jetë me shumë rëndësi.”

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne fuqi masat per ndotje te ajrit ne shkup kercove kavadar gostivar e strumice 63a9596449276
Story i mëparshëm

Në fuqi masat për ndotje të ajrit në Shkup, Kërçovë, Kavadar, Gostivar e Strumicë

afrike e jugut rritet ne 15 numri i viktimave nga shperthimi i cisternes se karburantit 63a962860da32
Story i radhës

Afrikë e Jugut, rritet në 15 numri i viktimave nga shpërthimi i cisternës së karburantit

Të fundit nga

Idrizi largohet nga Trepça ’89 

Shpëtim Idrizi konfirmon largimin nga Trepça ’89 e Mitrovicës. Trajner që meriton respektin e madh për punën shumëvjeçare që ka bërë nën udhëheqjen e këtij klubi. “Pas 25 vitesh të paharrueshme në

Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit

Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron. Të dy bashkë biseduan rreth partneriteti Kosovë-Francë, shkruan IndeksOnline. “Një mundësi
ShkoLartë