Misionin i BE-së në vendin tonë ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter se janë shpërndarë akuza të pabaza ndaj organeve të Vettingut dhe ONM-së.
BE i cilëson si të papranueshme këto akuza dhe pohon se kjo është një fushatë e orkestruar për të minuar reformën në drejtësi.
BE: Shpërndarja rishtazi e akuzave të pabaza dhe dezinformimit drejtuar kundër organeve të Vettingut dhe ONM-së është e papranueshme.
Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë reformën në drejtësi. BE-ja mbështet fuqishëm vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së dhe procesin e Vettingut.