Bashkimi Evropian propozoi sot draftin përfundimtar të tekstit për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015 për programin bërthamor të Iranit, tha një zyrtar i lartë i BE-së.
“Sot ne paraqesim për diskutim një tekst që është teksti përfundimtar,” u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i paidentifikuar pas katër ditësh negociata indirekte mbi ri-zbatimin e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit në Vjenë.
Negociatorët për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore iraniane do të lëvizin nga Vjena në Teheran, ku do të vazhdojnë bisedimet, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, sipas së cilës bisedimet do të vazhdojnë me koordinatorin e negociatave dhe përfaqësuesit e palëve të tjera.
SHBA u largua nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit në vitin 2018, por mori pjesë në negociatat për riaktivizimin e dokumentit.
Përveç Iranit, palët në marrëveshje janë Franca, Kina, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia dhe me ndërmjetësimin e BE-së.