BE nderon me çmim popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky

min lexim

Parlamenti Europian i ka dhënë çmimin Sakharov 2022 popullit ukrainas të përfaqësuar nga presidenti i tyre, Volodymyr Zelensky.

Nderimi më i lartë i Bashkimit Evropian iu dha “Njerëzve të guximshëm” të Ukrainës që mbrojnë vendin e tyre kundër pushtimit të pamëshirshëm të Rusisë.

Çmimi jepet çdo vit nga Parlamenti Evropian dhe vjen me një fond prej 50,000 eurosh.

Eurodeputetët nderuan luftën e përditshme të ukrainasve për të mbrojtur pavarësinë e vendit të tyre dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë përballë “luftës së paprovokuar të agresionit” të Rusisë.

“Ata po ngrihen për atë në të cilën besojnë. Duke luftuar për vlerat tona. Rrezikojnë jetën e tyre për ne,” u shpreh presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

Në emër të popullatës ukrainase, çmimi do t’i dorëzohet presidentit Volodymyr Zelensky për “trimërinë, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin ndaj popullit të tij”, si dhe organizatave të shoqërisë civile të Ukrainës.

Zelensky nuk ka gjasa të udhëtojë në Strasburg më 14 dhjetor, në datën e ceremonisë zyrtare të Sakharov-it. Ai nuk është larguar nga vendi që kur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin më 24 shkurt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nicki Minaj qëndron ‘në krye’ të pasurisë së saj për hir të fëmijëve të saj

Story i radhës

Xavi: Sergio Busquets mbetet jetik për Barcelonën

Të fundit nga