BE me ‘dorë të hekur’, sanksionon 38 qytetarë dhe 3 kompani të këtij vendi

August 4, 2023
1 minut lexim

Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj 38 qytetarëve dhe 3 kompanive të Bjellorusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Bjellorusi dhe përfshirjen e saj në agresionin rus kundër Ukrainës, 38 individë dhe 3 persona juridikë duhet të përfshihen në listë”, tha BE në një dokument zyrtar.

Ndalimet përfshijnë gjyqtarë, hetues, gazetarë dhe zyrtarë të sigurisë bjelloruse. Gjithashtu BE ndaloi eksportin për armët e zjarrit dhe industrinë e aviacionit dhe hapësirës. 

Uzina Elektroteknike SHA Minsk me emrin VI Kozlov, SHA BMZ – kompania menaxhuese e Holding BMK dhe Koncerni Shtetëror Bjellorusi për Naftën dhe Kiminë ranë nën sanksione.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ФАНТАСТИЧНИ 20 110 146,00 ДЕНАРИ МУ ДОНЕСЕ СУПЕР МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ НА Д.А. ОД ТЕТОВО

Story i radhës

Shtatë gjërat që e shkatërrojnë karrierën tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë