BE-ja siguron kontribut financiar për punimet e WFP-së për të prekurit e tërmetit në Türkiye

Bashkimi Evropian (BE) ka kontribuuar me 8 milionë euro për Programin Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 6 shkurtit në Türkiye, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga WFP-ja, thuhet se pas tërmeteve shkatërrues, WFP-ja ka siguruar mbështetje për sigurimin e ushqimeve më të nevojshme në Türkiye dhe se deri më sot janë ndihmuar mbi 1 milion shtetas turq dhe refugjatë të prekur nga tërmeti.

WFP-ja vazhdon të sigurojë ndihmë për rreth 28 mijë refugjatë sirianë që qëndrojnë në kampe, thuhet në deklaratë, ku bëhet e ditur se do të realizohet ndihmë monetare për më shumë se 150 mijë familje më të pambrojtura dhe më të prekura nga tërmeti.

Më tej thuhet se BE-ja ka kontribuar me shumën 8 milionë euro për punimet e WFP-së për të prekurit nga tërmeti në Türkiye.

Ndër të tjera, thuhet se WFP-ja, për të mbështetur qytetarët turq dhe refugjatët sirianë të prekur nga tërmeti, ka nevojë për 80 milionë dollarë, por që deri më tani është kontribuuar me 22,1 milionë dollarë.

“Vazhdimi i mbështetjes është më kritik se kurrë”

Negar Gerami, përfaqësuese e WFP-së për Türkiyen dhe drejtoreshë rajonale, ka thënë: “Teksa Türkiye vazhdon të shpëtojë nga efekti shkatërrues i tërmeteve, vazhdimi i mbështetjes ndaj njerëzve jetët e të cilëve u shkatërruan brenda pak minutave, është më kritik se kurrë”.

Duke vënë theksin se i janë mirënjohës BE-së për mbështetjen financiare dhe solidaritetin e tyre me Türkiyen, Gerami është shprehur se ky kontribut do të ndihmojë në rikthimin e shpresës për të mbijetuarit nga tërmeti, të cilët u detyruan të braktisin familjet, të dashurit dhe shtëpitë e tyre.





Story i mëparshëm

Guardiola kthen me “këmbë në tokë” tifozët e Arsenal

Story i radhës

Apple lançon një lloj të ri përditësimi për iOS, iPadOS dhe macOS

Të fundit nga