Bashkimi Evropian ka shtuar presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov në listën e tij të sanksioneve, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në një konferencë për shtyp të premten pas Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, raporton CNN përcjell “Bota sot”.
“Ky është rezultati përfundimtar i diskutimit që nuk përfundoi dje në Këshillin Evropian dhe është vendosur sot nga ambasadorët dhe ministrat,” tha Borrell.
“Pra, presidenti Putin dhe ministri i Jashtëm Lavrov janë në listën e personave të sanksionuar së bashku me anëtarët e mbetur të Dumës që po mbështesin këtë agresion”, shtoi ai.
Borrell tha se të vetmit liderë botërorë që u sanksionuan nga Bashkimi Evropian janë presidenti sirian Assad dhe ai bjellorus Lukashenko. “Dhe tani Putini”, shtoi ai.