BE-ja mesazhe mbështetjeje për Ukrainën në ditën e saj të pavarësisë

August 24, 2023
1 minut lexim

Liderët e institucioneve të Bashkimit Evropian (BE), përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën me rastin e 32-vjetorit të pavarësisë, transmeton Anadolu.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë nga platforma e medias sociale X, uroi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe tha se “Ukraina e merr fuqinë e saj nga populli. Ata kanë guxim, forcë dhe shpresë të qëndrueshme për një të ardhme plot paqe dhe begati në një Evropë të Bashkuar”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, në mesazhin e tij theksoi: “Uroj ditën e pavarësisë së popullit të Ukrainës. Luftoni për lirinë tuaj dhe mbroni me guxim vlerat që ne ndajmë. Evropa është pranë jush. E ardhmja jonë është së bashku”.

Edhe Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka përcjellë mesazhin e saj, duke u shprehur se “Në ditën e pavarësisë përsërisim angazhimin tonë për Ukrainën. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për gjithë jetën”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mesazhin e tij të urimit e ndau mbrëmë, duke njoftuar se ndërtesa e Këshillit Evropian në Sheshin Schuman në Bruksel është mbuluar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Në një deklaratë, Michel theksoi se BE-ja ashtu si në fillim të luftës e deri në fund të saj, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në aspektin financiar dhe ushtarak dhe se këtë mbështetje e cila deri më tani ka tejkaluar 76 miliardë dollarë do ta vazhdojë edhe në përpjekjet për rindërtimin.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

 “Buldozeri” amerikan për ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Pushteti gjunjëzohet para botës që të ushtrohet presion ndaj VMRO-DPMNE -së

Story i radhës

Shqipëria turistike, përmendur mbi 28 mijë herë në rrjetet sociale gjatë gushtit

Të fundit nga

ShkoLartë