BE-ja gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për kufizimet ndaj transmetuesve të muzikës në App Store

March 4, 2024
1 minut lexim

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE-ja pas hetimit që zbuloi se kishte kufizuar qasjen e konsumatorëve te shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify.

Gjoba është gati katër herë më e lartë sesa pritej nga Komisioni Evropian si shenjë vendosmërie ndaj kompanive teknologjike që abuzojnë me pozitën e tyre dominuese në tregje.

Komisionerja evropiane, Margrethe Vestager, tha se një gjobë më e vogël nuk do ishte asgjë më shumë sesa e barabartë me një “gjobë parkimi”, shkruan the Guardian.

“Rregullat e Apple përfunduan duke dëmtuar konsumatorët. Informacioni kritik u fsheh në mënyrë që konsumatorët të mos bënin zgjedhje efektive. Disa konsumatorë mund të kenë paguar më shumë sepse nuk ishin të vetëdijshëm se mund të paguanin më pak nëse abonoheshin në tjera aplikacione”, shtoi komisionerja.

Në një deklaratë, Komisioni Evropian tha se “hetimi ndaj Apple zbuloi se kompania ndalon shërbimet e transmetimit të muzikës që të informojnë përdoruesit për shërbime alternative dhe më të lira abonimi”.

Hetimi i nisur pas një ankese nga Spotify, u përqendrua në një kufizim që i pengonte shërbimeve tjera t’u tregonin përdoruesve të pajisjeve Apple për alternativa tjera të transmetimit të muzikës.

Spotify dhe shumë aplikacione tjera kanë qenë kritikë të gjatë të App Store nga Apple, pasi sipas tyre ajo mbyt konkurrencën duke ngarkuar një tarifë prej 30 për qind për blerjet brenda aplikacionit.

Megjithatë, Apple ka njoftuar planet për të lejuar klientët e BE-së të shkarkojnë aplikacione edhe nga jashtë aplikacionit të saj.

Duke iu përgjigjur gjobës së marrë, gjiganti teknologjik tha se “vendimi u mor pavarësisht dështimit të komisionit për të zbuluar prova të besueshme të dëmtimit të konsumatorit, duke injoruar realitetin e një tregu që po rritet me shpejtësi”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Patten: Disa pengje në Gaza u përdhunuan

Story i radhës

MASH: Mbështesim idenë për rritjen e pagave të punonjësve në arsimin e lartë

Të fundit nga

ShkoLartë