be ja duhet te varet me pak nga energjia ruse thone von der leyen 6223efe7b1971

BE-ja duhet të varet më pak nga energjia ruse, thonë Von der Leyen

March 5, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se BE-ja duhet të “heq qafe” varësinë e saj nga nafta, gazi dhe qymyri rus.

Ne duhet të diversifikojmë furnizimin, duhet të përmirësohemi në efiçencën e energjisë dhe të investojmë masivisht në burimet e rinovueshme,” tha ajo në një konferencë shtypi në Madrid së bashku me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, ku edhe diskutuan për çështjen e energjisë përpara samitit të BE –së në Versaje.

Krahasuar me vendet tjera, Spanja ka varësi të ulët nga energjia ruse.

Pak më pak se 9% e importeve totale të gazit të Spanjës janë nga Rusia, sipas CORES, ndërsa gazi rus në Gjermania përbën 65% të furnizmit.

Megjithatë, furnizimi me gaz i Spanjës gjithashtu u ndërpre kohët e fundit. Në tetor, Algjeria, e cila furnizon rreth 42% të gazit të Spanjës, mbylli një tubacion kyç që kalonte përmes Marokut në Spanjë si pjesë e një mosmarrëveshje diplomatike me Marokun.

Von der Leyen vlerësoi gjithashtu përdorimin e burimeve të rinovueshme nga Spanja, të cilat mbuluan 21% të kërkesës për energji të vendit në vitin 2021./anadoly agency

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ngjarjet e dates 6 mars 6223eeac8b2ef
Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 6 mars

te lindesh ne nje qytet te madh perparesi per karrieren 6223efe9d4a2e
Story i radhës

Të lindësh në një qytet të madh, përparësi për karrierën

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë