BE-ja do t’i ofrojë ndihmë Ukrainës për të identifikuar lëvizjet e trupave ruse

March 1, 2022
1 minut lexim

Bashkimi Evropian i ka kërkuar qendrës së tij satelitore në Madrid që t’i ofrojë Ukrainës informacione në lidhje me lëvizjet e trupave ruse dhe vendet e BE-së janë të vendosura të rrisin më tej mbështetjen e tyre ushtarake dypalëshe për Kiyv, tha kryediplomati i BE-së.

Sipas medieve të huaja Josep Borrell tha në një konferencë shtypi se sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Rusisë do të kenë një kosto për Evropën.

“Por ne duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin, ose do të duhet të paguajmë një çmim shumë më të lartë në të ardhmen”, tha Borrell.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk do të përcaktohen më nga tregtia”, u shpreh ai.

Ndryshe, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e gjashtë, që kur presidenti rus Vladimir Putini nisi atë që ai e quajti një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rreth 350,000 refugjatë kanë hyrë në Poloni nga Ukraina

Story i radhës

Thaçi: Putini nuk do të ndalet derisa Perëndimi të ndërmerr reagime ushtarake

Të fundit nga

ShkoLartë