BE-ja ashpërson sanksionet kundër Rusisë, kësaj radhe përfshihet edhe shteti që e ndihmoi me armë

Me rastin e njëvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE-ja ka ashpërsuar sanksionet e saj kundër Rusisë.

Kjo është paketa e parë e sanksioneve e miratuar nën Presidencën suedeze të Këshillit të Bashkimit Europian.

Sanksionet e reja përfshijnë masa të tilla si kufizimet e zgjeruara të eksportit për produktet teknologjike dhe industriale jetike për ekonominë dhe kapacitetet ushtarake të Rusisë.

Kufizimet janë zgjeruar për të përfshirë komponentë që mund të përdoren në sistemet e armëve ruse. Sanksionet tani janë të drejtuara jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj Iranit. Për të parandaluar që këto produkte të arrijnë në Rusi, kufizimet e eksportit janë zgjeruar për të mbuluar entitetet brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike iraniane që po shpërndajnë robotë të përdorur në sulmet kundër infrastrukturës civile në Ukrainë

“Sanksionet e zgjeruara kundër Rusisë janë një nga prioritetet kryesore të Presidencës suedeze. Me paketën e saj të dhjetë të sanksioneve, BE-ja vazhdon të tregojë vendosmëri duke miratuar disa masa të fuqishme që godasin rëndë ekonominë dhe kapacitetet ushtarake të Rusisë. Synimi ynë është që, së bashku me partnerët tanë të G7, të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe të frenojmë ato kompani jashtë BE-së që po konsiderojnë të mbështesin Rusinë ushtarakisht”, tha ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billström.

Krahas sanksioneve ekonomike, në listë janë shtuar edhe gati 100 individë dhe subjekte. Sanksionet u drejtohen vendimmarrësve ushtarakë dhe politikë, kompanive që mbështesin ose punojnë brenda industrisë ushtarake ruse dhe komandantëve në Grupin Wagner. Transaksionet me disa nga bankat më të mëdha të Rusisë janë gjithashtu të ndaluara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputetja e LDK-së ia numëron skandalet e kapjen e institucioneve Qeverisë Kurti

Story i radhës

Përdhunoi vajzën shqiptare, nis në Brazil procesi për lojtarin

Të fundit nga