Evropa duhet të gjejë burime të reja gazi tani në mënyrë që të përmbushë kërkesat e saj për energji këtë dimër, thotë eksperti i energjisë Samuel Ciszuk nga konsulenca ELS Anaylsis për BBC.
Ai thotë se ka presion mbi të gjitha vendet e BE-së për të filluar rritjen e furnizimeve me gaz në përgatitje për muajt e ftohtë, kur kërkesa është më e lartë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
“Duke shkuar në verë, gjithçka ka të bëjë me furnizimin”.
“Ka pasur urdhra nga disa qeveri për kompanitë në vendet e tyre për të blerë sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të mbushin depot e tyre,” tha ai.
Ciszuk shtoi se një pyetje pa përgjigje është se çfarë do të ndodhë me gazin rus të destinuar fillimisht për Poloninë dhe Bullgarinë.
“Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Rusia do t’u ofrojë disa nga këto vëllime blerësve të tjerë përveç Polonisë,” thotë ai.