BE: Do të vazhdojmë të mbështesim Türkiyen për çështjen e migracionit

min lexim

Bashkimi Evropian (BE) tha se do të vazhdojë të mbështesë Türkiyen lidhur me “refugjatët dhe komunitetet pritëse”, transmeton Anadolu.

Komisioni Evropian ka bërë një deklaratë me shkrim për publikimin e raportit të shtatë i cili përgatitet çdo vit lidhur me “mbështetjen që BE-ja i jep Türkiyes lidhur me refugjatët dhe komunitetet pritëse”.

Në deklaratë thuhet se në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet turke, është shënuar përparim i rëndësishëm në fushat kyçe të tilla si nevojat bazë, arsimi, shëndetësia, mbështetja socio-ekonomike, forcimi i infrastrukturës komunale dhe menaxhimi i kufirit.

Türkiye “vazhdon të jetë vendi që pret komunitetin më të madh të refugjatëve në botë dhe që tregon përpjekje të rëndësishme në çështjen e plotësimit të nevojave të tyre”, thuhet në deklaratë, ku citohet Komisari i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, i cili ka thënë:

“BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë refugjatëve dhe komuniteteve pritëse në Türkiye. Në përputhje me realitetet aktuale në terren, Komisioni i ka bërë propozim vendeve anëtare që të vazhdojnë mobilizimin e mbështetjes përtej vitit 2023 si një investim i madh në stabilitet dhe siguri. Shpresoj që në mesin e vendeve anëtare të arrihet me shpejtësi rezultat lidhur me çështjen”.





Story i mëparshëm

Eksplorojmë veçoritë e serisë së re Samsung Galaxy Tab S9

Story i radhës

SHBA mbetet e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s

Të fundit nga