BE dënon tentativën për sulm me bombë ndaj kryeprokurorit të Bullgarisë

Bashkimi Evropian (BE) dënoi tentativën për sulm me bombë ndaj kryeprokurorit publik të Bullgarisë, Ivan Geshev, transmeton Anadolu.

Një nga zëdhënëset e Komisionit Evropian (KE), Anitta Hipper tha se BE-ja dënoi ashpër tentativën e djeshme për sulm ndaj Geshevit dhe familjes së tij. Ajo e përshkroi sulmin si “një akt dhune të pakuptimtë dhe frikacak që nuk ka vend në shoqërinë evropiane”.

“Ne presim që autoritetet bullgare të nxjerrin para drejtësisë autorët e këtij akti të urryer me shpejtësi dhe vendosmëri. Sigurisht, në këtë fazë ne nuk do të spekulojmë për ndonjë motiv pas sulmit”, tha Hipper.

Ngjarja

Kolona ku ndodhej Geshev dhe familja e tij, dje ishte shënjestër e një sulmi me bombë pranë kryeqytetit Sofje.

Në lidhje me sulmin, i cili nuk ka shkaktuar viktima, ka nisur një hetim nën dyshimin për terrorizëm.





Story i mëparshëm

Kërcënohet me jetë arbitri gjerman

Story i radhës

Safari kalon Edge si shfletuesi i dytë më popullor në desktop

Të fundit nga