BDI: Zgjedhje demokratike në degë me parimin një anëtar, një votë

min lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim organizon zgjedhje brenda partiake në degët në Tetovë, Gostivar, Bogovinë, Vrapçisht, Zhelinë, Tearcë, Haraçinë, Çashkë, Studeniçan, Bërvenicë dhe Dollnen.

Këto zgjedhje realizohen në përputhje me statutin e BDI-së dhe për herë të parë aplikohet parimi i përcaktuar në statutin e miratuar në kongresin e fundit partiak, një anëtar një votë.

Ky parim do të përcakton drejtuesit lokal të degëve të BDI-së të cilat janë në zgjedhje brenda partiake.

Në të gjitha degët e lartpërmendura ka filluar procesi i anëtarësimit online dhe në secilin këshill vendor të degëve përkatëse.

Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë qytetarët të cilët e shohin veten të gatshëm për të kontribuar në krijimin e politikave në vend, të mos hezitojnë të anëtarësohen online në: www.regjistrim.mk ose në këshillin vendor përkatës pranë degës ku bëjnë pjesë dhe me këtë të bëhen pjesë e zgjedhjeve brenda partiake.

Anëtar i BDI-së, mund të bëhet çdo qytetarë i RMV-së mbi moshën 18 vjeçare, i cili pranon Programin, Statutin e partisë si dhe deklaron dhe plotëson fletëregjistrimin për anëtarësim në parti në formë elektronike.

Gara brendapartiake është e lirë dhe demokratike, pa imponime dhe në përputhje me përcaktimet statutare.

Bashkë më të fortë.

Story i mëparshëm

Luftë e ashpër për titull në Artmotion Superligën e Kosovës në Basketboll

Story i radhës

BDI: Zgjedhje demokratike në degët e BDI-së me parimin një anëtar, një votë

Të fundit nga