Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

BDI: VMRO është kundër shqiptarëve, Korridorit 8, BE-së dhe SHBA-ve – Gazeta.mk

BDI: VMRO është kundër shqiptarëve, Korridorit 8, BE-së dhe SHBA-ve

min lexim

VMRO DPMNE opozitare konfirmon për çdo ditë se është e orientuar rrënjësisht kundër shqiptarëve në vendin tonë, kundër ndërtimit të Korridorit 8, kundër integrimit në Bashkimin Europian dhe miqësisë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fushata brutale e pakuptimtë dhe e pasinqertë e VMRO-së kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë është hipokrizi e plotë.

Një gjë thonë në takime të mbyllura, tjetër gjë në opinion.

Përpjekjet e VMRO-së për të konkurruar në një garë të vdekur me Levicën se kush është më antishqiptar, e kthen vendin para vitit 2001.

VMRO është kundër gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Bllokimi i integrimit të vendit në BE dhe i miqësisë me SHBA-të nga VMRO-ja, ka për qëllim përforcimin e pranisë ruse në vend dhe në rajon.

Publikimi i një fotografie të Mickoskit me uniformë të kamufluar, me kallashnikov të zbrazur dhe i rrethuar nga gra dhe fëmijë, si dhe thirrjet për luftë në Kuvend nga Nikollovski, kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe dërgimin e një mesazhi për shqiptarët se ata janë qytetarë të dorës së dytë në shtet.

VMRO në garë me Levicën pro-ruse bllokon ligjet në Parlament, bllokon shtetin dhe demonstron se si dukej shteti i kapur si një kujtesë për qytetarët që mund të kenë harruar, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Story i mëparshëm

​Sevilla-United, formacionet e mundshme

Story i radhës

Broja nis stërvitjen individuale

Të fundit nga