bdi urgjentisht te krijohet komision parlamentar per hetimin e drejtesise selektive ne trajtimin e tragjedise ne kocan 67e50e18d06b3

BDI: Urgjentisht të krijohet Komision parlamentar për hetimin e drejtësisë selektive në trajtimin e tragjedisë në Koçan

March 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 mars – Grupi parlamentar i Frontit Evropian do të kërkojë sot zyrtarisht krijimin e një Komisioni parlamentar të posaçëm për të hetuar qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë së kontrolluar nga qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan.

Ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim garantimin e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent.

Drejtësia selektive ka tronditur çdo qytetar të këtij vendi dhe ka krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikon themelet e shtetit të së drejtës dhe të besimit qytetar ndaj institucioneve.

Mosveprimi ose instrumentalizimi politik i drejtësisë për qëllime të ngushta cenon jo vetëm të drejtat themelore të qytetarëve, por edhe stabilitetin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit.

Grupi parlamentar i Frontit Evropian do të bëjë sot një kërkesë zyrtare për këtë çështje dhe pret që Kuvendi të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal për të siguruar një hetim të pavarur, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës.

BDI mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pese vjet nga anetaresimi i maqedonise ne nato u permbush nje nga synimet strategjike te shtetit 67e50de1631eb
Story i mëparshëm

Pesë vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, u përmbush një nga synimet strategjike të shtetit

grabiten tre banesa dhe nje automjet vihet ne pranga 31 vjecari ne vlore ne kerkim dhe dy bashkautoret 67e5137e01008
Story i radhës

Grabitën tre banesa dhe një automjet, vihet në pranga 31-vjeçari në Vlorë, në kërkim dhe dy bashkautorët

Të fundit nga

​Rrëzohet raketa e parë orbitale evropiane

Raketa e parë orbitale e lëshuar nga Evropa kontinentale u rrëzua disa sekonda pas shpërthimit sot. Spectrum, e zhvilluar nga start-up-i gjerman Isar Aerospace, shkaktoi një shpërthim të fuqishëm në portin hapësinor
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë