BDI u bën thirrje SHBA, NATO-s, BE-s, Shqipërisë dhe Kosovës: Reagoni me urgjencë ndaj këtij rre’ziku që i kanoset frymës dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit

November 17, 2024
min lexim


Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave, iu ka bërë thirrje SHBA-ve, NATO-s, BE-së, Shqipërisë e Kosovës që të regaojnë urgjentisht siç thonë nga BDI “ndaj këtij rreziku që i kanoset frymës dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit”. 

Kumtesa e plotë e BDI-së.


Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një herë se ky do të jetë dëmi më i madh ndaj karakterit multietnik të shtetit tonë. 

Një vendim i tillë do të përfaqësonte gozhdën e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për harmoninë ndëretnike që garanton Marrëveshja e Ohrit.


BDI u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s dhe BE-së si garantues të MO-së, shoqërisë civile si dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që të reagojnë me urgjencë ndaj këtij rreziku që i kanoset frymës dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit. 

Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që vetë thelbi i marrëveshjes së paqes të vihet në rrezik.


Kjo është vija që nuk duhet dhe nuk mund të kapërcehet! 

Shqiptarët janë thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga këto përpjekje për të kthyer vendin pas, në një kohë kur synimi i përbashkët duhet të jetë avancimi drejt një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratikë dhe ndërkombëtarë për të ndaluar këtë vendim të rrezikshëm dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të vendit. Esenca e paqes dhe e bashkëjetesës nuk është vetëm një marrëveshje në letër; ajo është garancia e së ardhmes sonë të përbashkët.

BDI mbetet e vendosur që ta mbrojë këtë vijë me çdo mjet demokratik dhe ligjor. Çdo përpjekje për të cënuar të drejtat e garantuara me sakrifica të mëdha do të hasë në kundërshtimin më të ashpër të çdo qytetari që beson në paqe, drejtësi dhe barazi!



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmi ndaj Rade Shteklit/ Publikohen pamje të shpërthimit të bombës?!

Story i radhës

Megaoperacioni i SPAK, gazetari zbardh itinerarin e ngarkesës së kokainës

Të fundit nga

Flet vëllai i Gjylejta Ukellës

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë