Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së në Tetovë, Veton Murati ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga Instituti “Idea”, se në këtë komunë për vitin 2022 janë shpenzuar 211.000 euro për shpenzime dhe udhëtime ditore, përcjell TV21. Murati pyet Kasamin se për çfarë janë shpenzuar nga 800 euro në ditë.
“E pyesim publikisht kryetarin e komunës së Tetovës se për çfarë i ka shpenzuar nga 800 euro në ditë, gjatë gjithë vitit 2022”, theksoi Murati nga BDI.
Burimi: tv21