BDI – Tetovë: Abuzime me tenderin për semaforët! Kasami: BDI kishte 2 mandate e nuk i bëri, tani të reflektojnë në opozitë

1 minut lexim


Këshilltari i BDI-së në këshillin e Komunës së Tetovës, Fitim Mustafi, ka akuzuar autoritetet komunale se me mosvendosjen e semaforëve në këtë bulevard janë duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve. Sipas tij komuna ka hapur një tender që dyshohet për shumë keqpërdorime.


I pyetur për këtë çështje, kryetari i Tetovës Bilall Kasami tha se tashmë është duke u vendosur semafor, ndërsa rikujtoi në dy mandatet e BDI-së në krye të komunës, as nuk u hapi bulevardin e as nuk u vendosën semaforët.

Tenderi për semaforët në Tetovë është hapur në shkurt 2024, ndërsa edhe pse janë paraparë 6 shtylla të reja, katër nga ato janë vendosur të vjetra, ndërsa pjesa tjetër ende nuk janë vendosur.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Komuna e Sarajit: Paraqitëm projekte – pëlqimi nuk u dha nga Ministria e Mjedisit!

Story i radhës

U largua nga banesa një ditë më parë, gjendet pa shenja jete 77-vjeçarja në Shkodër

Të fundit nga