bdi tashme edhe zyrtarisht i del zot arben taravarit 6804ea247cbe0

BDI tashmë edhe zyrtarisht i del zot Arben Taravarit

April 20, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Ministrisë së Arsimit, ku sipas tyre, janë bërë avancime të njëanshme etnike në pozita të larta drejtuese.

Sipas deklaratës së publikuar nga BDI, shtatë persona janë emëruar në pozita të larta brenda dikasterit të arsimit, pesë prej tyre si këshilltarë shtetërorë, dhe të gjithë i përkasin përkatësisë maqedonase – pa përfshirjen e asnjë shqiptari.

BDI shpreh shqetësim për atë që e cilëson si një “prirje të qartë për përjashtim etnik nga strukturat vendimmarrëse”, ndërsa kritikon faktin që zëvendësministri shqiptar, siç e quajnë nga kjo parti, nga koalicioni LEN as nuk është informuar dhe as nuk ka pasur ndikim në këto vendime.

“Fakti që një përfaqësues shqiptar mbahet në errësirë dhe pa rol në një nga dikasteret më të rëndësishme të shtetit, është tregues i qartë se pjesëmarrja shqiptare në qeverisje po reduktohet në një fasadë formale,” thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, ky zhvillim nuk është i rastësishëm, por pjesë e një filozofie të re qeverisëse që reflekton sloganin “Maqedonia sërish e juaja”, dhe që është materializuar përmes anulimit të balancuesit administrativ që garantonte përfaqësim të barabartë ndëretnik.

Partia shqiptarë thekson se ky është një sinjal alarmi për riorganizimin e rolit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe kërkon përgjegjësi për tendencën e “përjashtimit të heshtur”.

“Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: çfarë kuptimi ka pjesëmarrja shqiptare në qeverisje, kur përfaqësuesit e saj as nuk informohen, e as nuk dëgjohen?”, përfundon reagimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

bdi avancimet njeetnike ne arsim deshmojne perjashtimin sistematik te shqiptareve zevendesministri nga len pa informim pa ndikim 6804ea2092b9a
Story i mëparshëm

BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve – Zëvendësministri nga LEN pa informim, pa ndikim

nderron jete prof dr asllan bilalli nga gostivari 6804ea5f6bcde
Story i radhës

Ndërron jetë Prof. Dr. Asllan Bilalli nga Gostivari

Të fundit nga

Mickoski: Takim i rëndësishëm me z. Sali Berisha

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilloi takim me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili aktualisht është kryetar i artisë Demokratike të Shqipërisë. “Takimi ishte një mundësi për shkëmbim

MKRS: Kryetari i Prishtinës po dezinformon

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka akuzuar për dezinformim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Përmes një postimi në Facebook, MKRS-ja thotë se Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë raportoi
ShkoLartë