Por kur në një shkollë maqedonase në Aerodrom, fëmijët veshën uniforma të Komitëve dhe bënë përshëndetje ushtarake, nuk pati asnjë reagim.
Por sot, kjo qeveri ka zgjedhur të sulmojë fëmijët shqiptarë dhe identitetin e tyre kombëtar, duke demonstruar qartë diskriminimin e saj të hapur. Nëse në të kaluarën kemi treguar tolerancë për aktivitete të ngjashme në frymën e bashkëjetesës, kjo nuk i jep kësaj qeverie të drejtën që sot të ndëshkojë shqiptarët për të njëjtat veprime.
Kërkojmë që Ministrja e Arsimit të tërhiqet menjëherë nga kërcënimet ndaj shkollës në Çellopek dhe të ndalojë politizimin e aktiviteteve kulturore të fëmijëve. Çdo përpjekje për të krijuar ndarje dhe diskriminim nuk do të tolerohet. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të lejojnë që identiteti dhe krenaria e tyre kombëtare të nëpërkëmbet.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve, duke dëshmuar se identiteti ynë nuk është as provokim dhe as pengesë, por një pasuri e përbashkët për gjithë shoqërinë tonë.