Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një njoftim për mediat kanë bërë të ditur se sonte do të dalin me paraqitje të jashtëzakonshme në ora 20:30 para Gjykatës Kushtetuese në Shkup.
Më parë, Arbër Ademi nga BDI në paraqitje para mediave deklaroi se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton vetëm shfuqizim të mekanizimit të “Balancuesit”, por edhe heqjen e mekanizmit për përfaqësim të drejtët dhe të barabartë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, transmeton TV21.
Burimi: tv21