bdi ska kapacitet per ndertimin e rruges kasami ahmeti po numeron ditet e fundit te tij 64dcf21303ed0

“BDI s’ka kapacitet për ndërtimin e rrugës”/ Kasami: Ahmeti po numëron ditët e fundit të tij!

August 16, 2023
1 minut lexim

Duke e komentuar takimin e sotëm të ministrit kosovar të infrastrukturës, Liburn Aliu me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kreu i Tetovës, Bilall Kasami thotë se nuk beson që BDI ka kapacitet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Kasami akuzoi ekzekutivin se ka nxituar që të shqiptohen gjoba ndaj komunës së Çairit dhe Tetovës, për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit kosovar Albin Kurti në këto dy vendbanime.

“Dyshoj që BDI e ka në prioritetet e saj dhe ka kapacitet që këtë rrugë ta shtyjë përpara. Ali Ahmeti është pjesë e Qeverisë, Ali Ahmeti e di shumë mirë që plot raste tjera janë organizuar tubime zyrtare, partiake, të formave të ndryshme, me po të njëjtën ikonografi dhe askujt nuk i ka shkuar ndërmend që dikë ta thirr në polici. Ali Ahmeti është frikësuar nga ajo ftesë dhe ajo përgjigje masive e qytetarëve shqiptar për vizitën e kryeministrit të Kosovës dhe si duket po i numëron ditët e fundit të tij”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

se shpejti vendimi per lojtarin 64dceff6d2fb9
Story i mëparshëm

Së shpejti vendimi për lojtarin

promovimi i filmit serb ne festivalin e sarajeves shkakton kritika 64dcf3033ed7b
Story i radhës

Promovimi i filmit serb në Festivalin e Sarajevës shkakton kritika

Të fundit nga

ShkoLartë